Aktivitetet

E enjte, 20 janar 2022

Takimi i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me komisarin e lartë për pakicat nacionale të OSBE-së, Kajrat Abdrakhmanov

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot, me kërkesë të tij, e mbajti Mbledhjen e Shtatë me komisarin e lartë për pakicat nacionale të OSBE-së, Kajrat Abdrakhmanov. 

Në mbledhje mori pjesë edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja, si dhe delegacioni që i shoqëroi mysafirët e lartë.
Në mbledhje, përveç kryetares së Komitetit, Arbana Pasholli, morën pjesë edhe anëtarët e Komitetit dhe deputetët e interesuar.
Komisari i lartë Abdrakhmanov mbajti fjalim në lidhje me praktikat pozitive që u referohen marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, forcimin e kohezionit social, si dhe kornizën institucionale dhe juridike për demokracinë multietnike në Maqedoninë e Veriut, por edhe për harmonizimin e dallimeve përmes ligjeve dhe zbatimin e tyre.

Ai pati diskutim konstruktiv për aspektet e përmirësimit të integritetit të vendit dhe krijimit të harmonisë në marrëdhëniet ndëretnike në vend përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore, komunitetit akademik dhe sektorit joqeveritar me trupat e OSBE-së. 
Kryetarja e Komitetit, Arbana Pasholli, në mbledhje, përveç njoftimit reciprok të mysafirëve me anëtarët e Komitetit, bëri edhe prezantim të aktiviteteve dhe takimeve të punës së Komitetit, të cilat sipas saj janë produkt i drejtpërdrejtë i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe ka filluar punën në shtator 2003 dhe se nga 19 anëtarët, pesë anëtarë përfaqësues të komunitetit turk, vllah, rom, serb dhe boshnjak, janë të pranishëm në mbledhje. Informacion i dobishëm dhe interesant ishte se në vitin 2012, Komiteti e priti komisarin e lartë për pakicat nacionale të OSBE-së, Knut Volebek. 

Pasholli foli për këtë përbërje të Komitetit që mbledhjen e parë e mbajti në nëntor 2020 dhe menjëherë më pas miratoi Programin e Punës për vitin 2021, i cili pavarësisht pandemisë dhe zgjedhjeve lokale u realizua maksimalisht përmes mbledhjeve, takimeve të shumta të punës me ministrat që i udhëheqin ministritë me kompetencat përkatëse me Komitetin, takime me personat kompetentë që punojnë për të drejtat e komuniteteve etnike në vend, me përfaqësuesit e komuniteteve më të vogla në vend, si dhe me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut.   

Në vazhdim të mbledhjes, në atmosferë pozitive dhe ambient të favorshëm, u hap hapësira për diskutim interaktiv në të cilin anëtarët e Komitetit me etikë të madhe propozojnë pyetje dhe tema aktuale lidhur me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive në vend, me qëllim të respektimit të identitetit etnik dhe interesave të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Komisari i lartë Abdrakhmanov, me motivim shtesë të marrë pas diskutimeve të anëtarëve të Komitetit, theksoi se ai dhe Zyra e KLPN-së mund të ofrojnë mbështetje dhe bashkëpunim, veçanërisht për vazhdimin e konceptit "Një shoqëri për të gjithë", si kornizë efikase për forcimin e jetës multietnike, veçanërisht gjatë kryesimit të vendit me OSBE-në në vitin 2023, në lidhje me 30-vjetorin e KLPN-së.

Click