Aktivitetet

E mërkurë, 7 prill 2021

Takimi i koordinatorëve të grupeve parlamentare me Rosana Duxhak

Koordinatorët e grupeve parlamentare: Jovan Mitreski (LSDM), Nikolla Micevski (VMRO-DPMNE), Arbër Ademi (BDI) dhe zëvendëskoordinatori Surija Rashidi (Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa), sot realizuan takim me Rosana Duxhak, përfaqësuese e përhershme e Kombeve të Bashkuara (KB).

Përfaqësuesja e përhershme e KB-së, Duxhak, në fjalën e saj iu referua Agjendës 2030 të KB-së për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe Strategjisë për bashkëpunim brenda kësaj agjende me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021 - 2025, qëllimi kryesor i të cilave është përfshirja më e madhe në punën me Kuvendin dhe thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë.

Fokusi i takimit ishin mënyrat dhe idetë se si të thellohet bashkëpunimi midis organeve dhe trupave të KB-së dhe Kuvendit, e cila do të ishte mënyra më efikase, përfshirja e deputetëve dhe shërbimit, si dhe afati kohor për realizimin e tij.

Koordinatorët shprehën unanimisht interesin për përfshirjen e grupeve parlamentare në punën me KB-në, duke e vlerësuar atë si një aktivitet shumë të rëndësishëm, i cili duhet të ndodhë në periudhën e ardhshme, në mënyrë që legjislacioni ynë të afrohet me qëllimet e Agjendës 2030 të KB-së për zhvillimin e qëndrueshëm.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit i përcaktuan hapat e ardhshëm që priten, në mënyrë që të rrisin bashkëpunimin midis KB-së dhe Kuvendit.

Click