Aktivitetet

E mërkurë, 24 shkurt 2021

Takimi i Kostadin Kostadinov me ambasadoren ukrainase Natalia Zadorozhnjuk

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kostadin Kostadinov, realizoi takim me ambasadoren e Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk.

Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimit politik aktiv, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se ekzistojnë mundësi të shumta për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Futja e linjës ajrore direkte Kiev - Shkup u vlerësua si një hap pozitiv që kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e shkëmbimit turistik, dhe në atë drejtim u përmend edhe mbajtja e video-forumit të organizatave nacionale të turizmit nga të dyja vendet.

Duke e përshëndetur bashkëpunimin e mirë reciprok edhe brenda organizatave ndërkombëtare, ambasadorja Zadorozhnjuk e prezantoi edhe Platformën e Krimesë të iniciuar nga delegacioni ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës si kornizë e re ndërkombëtare që synon ndaljen e përpjekjes së paligjshme për bashkimin e Krimesë dhe me të cilën thirret të respektohet e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe parimet dhe standardet e Këshillit të Evropës. Ambasadorja informoi se samiti inaugurues në të cilin Deklarata Politike për t'i riafirmuar parimet kryesore të politikës ndërkombëtare për Krimesë do të miratohet është planifikuar më 23 gusht, ndërsa më 24 gusht 2021 Ukraina do të festojë 30 vjet pavarësi.

Lidhur me bashkëpunimin midis parlamenteve të të dyja vendeve, bashkëbiseduesit theksuan se vizita e planifikuar e Grupit të Miqësisë të Ukrainës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në maj të këtij viti do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis deputetëve.

Click