Aktivitetet

E martë, 18 janar 2022

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Komisionarin e Lartë Abdrakhmanov

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me z. Kairat Abdrakhmanov, Komisionarin e Lartë për Pakica Nacionale të OSBE-së.

Kryetari Xhaferi e uroi bashkëbiseduesin për emërimin e tij në këtë pozitë të rëndësishme në OSBE. Ai falënderoi të gjithë Komisionarët e Lartë të mëparshëm për pakica nacionale të OSBE-së për tërë mbështetjen që e merr vendi ynë në vitet e kaluara në përpjekjet e mëdha për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe promovimin e vetëdijes më të madhe për integrimin e pakicave në shoqëri.  E  informoi mysafirin se Republika e Maqedonisë së Veriut, si kryesues i ardhshëm i OSBE-së në vitin 2023, ka vizion të promovojë prioritete me interes të përbashkët të të gjitha vendeve anëtare të OSBE-së dhe t’i inkorporojë parimet kryesore dhe angazhimet e OSBE-së, duke përfshirë edhe parimet  për përparimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.

Komisionari i Lartë për Pakica Nacionale, Abdrakhmanov, theksoi se vlerësohet lartë bashkëpunimi i institucioneve shtetërore, bashkësisë akademike dhe sektorit joqeveritar në vend me të gjithë trupat e OSBE-së . Ai theksoi se qëndron në  disponim për mbështetje logjistike dhe administrative dhe ndihmë gjatë kryesimit tonë me OSBE-në dhe sugjeroi se angazhohet për përforcimin e kohezionit social dhe bashkëjetesës multietnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tregoi  interes të veçantë për zbatimin e Parimit të votimit të Badinterit në Kuvend, si dhe për konceptin “një shoqëri për të gjithë”, për çfarë Kryetari Xhaferi arsyetoi gjerësisht.   

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se Republika e Maqedonisë së Veriut veçohet si shembull pozitiv dhe referencë për të gjithë rajonin dhe më gjerë. Vendi ynë është shembull i  demokracisë multietnike funksionale, në harmoni me vlerat dhe angazhimet e OSBE-së, e cila synon të jetë kontribues aktiv në politikën e jashtme të OSBE-së dhe në forume të tjera shumëpalëshe. 

Click