Aktivitetet

E enjte, 21 tetor 2021

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Nënkryetaren Xhonson Fornave

Në suazat e Konferencës evropiane të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila mbahet në Athinë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me Nënkryetaren e Riksdagut Suedez, Lota Xhonson Fornave.

Duke i vlerësuar raportet mes dy shteteve si veçanërisht të mira dhe miqësore, Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të shtetit tonë nëpërmjet projekteve të shumta zhvillimore, si edhe për përpjekjet e fuqishme për vazhdimin e politikës së zgjerimit të BE-së. Ai e përshëndeti nismën e Riskdagut për të filluar bashkëpunim për zhvillim demokratik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në këtë kontekst, drejtoi falënderim të veçantë ndaj Nënkryetares Xhonson Fornave si kryesuese e Grupit Drejtues nga pala suedeze, për angazhimin e saj si një nga nismëtaret e këtij bashkëpunimi. Ai informoi për ngjarjet aktuale në vend, për rrjedhën e zgjedhjeve lokale, dhe për rezultatet e rrethit të parë, a foli edhe për procesin eurointegrues, me ç ‘rast shprehu shpresë se së shpejti do të gjetet zgjidhje për kontestin me Bullgarinë dhe deri në fund të vitit, vendi do të fillojë negociatat për anëtarësim në Union.

Nënkryetarja e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Lota Xhonson Fornave e vlerësoi si jashtëzakonisht të frytshëm bashkëpunimin e vendosur ndërmjet Grupeve Drejtuese të Kuvendit dhe Riksdagut, në të cilat janë përfaqësuar deputetë të gjitha grupeve politike në të dy dhomat ligjvënëse dhe informoi se pas mbajtjes së tre takimeve në distancë, përshtypjet në të dyja anët janë tejet pozitive dhe shprehu bindjen se që dy shtetet do të kenë dobi nga aktivitetet e përbashkëta dhe nga këmbimi i përvojave. E paralajmëroi edhe vizitën e parë në Suedi të deputetëve nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të caktuar për në fillim të dhjetorit. Ajo e theksoi mbështetjen e fuqishme të Suedisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindje se problemet mund të zgjidhen me vullnet nga të dyja palët. 

Click