Aktivitetet

E martë, 9 shkurt 2021

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sh.S. Nives Tiganj

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Nives Tiganj.

Kryetari Xhaferi e njoftoi ambasadoren me aktivitetet rrjedhëse në Kuvend, me regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, ligjet e rëndësishëm si pjesë e agjendës evropiane të vendit, si edhe për bashkëpunimin inkluziv të gjitha grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend që mbesin të përkushtuar ndaj procesit “Zhan Mone”.

Kryetari i Kuvendit e potencoi veçanërisht rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral dhe vazhdimit të njëjtit në nivelin më të lartë dhe në nivel të grupeve parlamentare të bashkëpunimit, sapo të lejojnë këtë kushtet shëndetësore. Drejtoi falënderim për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që institucionet më të larta shtetërore ia japin Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin e integrimit evropian të vendit dhe shprehu pritjen se si aleatë në NATO do të kemi bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm.

Kryetari Xahferi edhe njëherë shprehu keqardhje për tërmetin katastrofik që e goditi qytetin e Petrinjës dhe rrethinës më të gjerë vetëm disa ditë para përfundimit të vitit edhe ashtu të rëndë 2020, në të cilin e gjithë bota u ballafaqua dhe akoma merret me pandeminë me COVID-19.

Ambasadorja Tiganj e përshëndeti funksionimin e Kuvendit në planin e nxjerrjes së ligjeve solide reformuese që janë në interes të gjithë qytetarëve, me ç’rast e përsëriti mbështetjen kroate të pa rezervë në planin e eurointegrimeve tona dhe pritjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti. Informoi se Republika e Kroacisë është lider në rajon për tvining-projektet dhe me kënaqësi e paralajmëroi Tvining projektin 14. me Republikën e Maqedonisë së Veriut në jurisprudencë, më konkretisht në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Ofroi ndihmë eksperte në nivel qeveritar dhe parlamentar në procesin e hapjes së kapitujve, me ekspertë që do të mund të ndihmojnë shumë në ndërtimin e kapaciteteve për negocim me Bashkimin Evropian.

Ambasadorja shprehu mirënjohje për raportin miqësor dhe mbështetjen në çastet e vështira për Republikën e Kroacisë dhe e riafirmoi miqësinë shumëdekadëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë.   

Bashkëbiseduesit e riafirmuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm politik në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral mes dy shteteve dhe sidomos avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare. 

Click