Aktivitetet

E enjte,29 korrik 2021

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Hironori Savada 

Në takimin e sotëm me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Japonisë Sh. T. Hironori Savada, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i uroi mandat të suksesshëm ambasadorit në vendin tonë dhe shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadoren paraprake dhe njëherazi rezidente e Mbretërisë së Japonisë. Sh. S. Keiko Haneda.

Në vazhdim, i potencoi marrëdhëniet e deritanishme të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, që zhvillohen në vijën përpjetë. Kryetari Xhaferi e nënvizoi rëndësinë e vazhdimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, sidomos përforcimin bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve japoneze dhe shprehu besim se do të punojnë bashkë me ambasadorin dhe institucionet tjera shtetërore në këtë plan dhe shtoi "...vazhdimisht potencoj se largësia jonë gjeografike nuk dihet të jetë pengesë për një bashkëpunim më të afërt në planin politik dhe ekonomik."

Ambasadori i Mbretërisë së Japonisë, Sh. T. Hironori Savada falënderoi për takimin me Kryetarin e Kuvendit dhe e përuroi për punën e deritanishme dhe udhëheqjen e Kuvendit si një institucion demokratik ku kryqëzohen relacionet dhe interesat e ndryshme politike. Ambasadori Savada theksoi se, misioni i tij është të punojë në përforcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve të ndërsjella të dy vendeve, sidomos do i orientojë aktivitetet e veta kah përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, Në këtë kontekst, ai i theksoi projektet e deritanishme ekonomike dhe investimet në vendin tonë në fushën e bashkëpunimit teknik, grant investimet financiare në kulturë, shëndetësi dhe tjetër. E konfirmoi mbështetjen e fuqishme që Japonia ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit në BE, përforcimin e institucioneve demokratike  dhe sundimin e të drejtës. 

Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se komunikimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet Ambasadës së Mbretërisë së Japonisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë dhe të intensifikohet në të ardhme. 

Click