Aktivitetet

E hënë, 26 korrik 2021

Takimi i Kryetarit Xhaferi me z. Benedeto Della Vedova

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me z. Benedeto Della Vedova, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i  Republikës Italiane, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Italiane janë tradicionalisht të mira dhe miqësore, kurse bashkëpunimi ekonomik e ruan trendin optimal. Theksoi se theks të veçantë vëmë në interesin për thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy parlamenteve, përforcimin e raporteve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Italiane si aleatë të barabartë në NATO, si edhe ndërmjet dy delegacioneve tona në suazat e AP të NATO-s.  Sidomos vlerësohet bashkëpunimi konstruktiv edhe në kuadër të Nismës Adriatiko - Joniane dhe Nismës Qendrore - Evropiane, ku Republika Italiane ka rol kryesor dhe aktiv dhe jep kontribut të fuqishëm në përforcimin e relacioneve të ndërsjella të vendeve - anëtare. Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Italian, i cili me rezolutat që i miraton jep përkrahje të sinqertë dhe të padyshimtë për eurointegrimet tona.   

Z. Della Vedova shprehu kënaqësi për bashkëpunimin tradicionalisht të mirë bilateral pa çështje të hapura, për relacionet e mira ndërmjet dy parlamenteve, a sidomos u përqendrua në aktivitetet intensive të institucioneve italiane në kuadër të BE-së për të siguruar fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Informoi se qëndrimi i Qeverisë Italiane është hapja sa më e shpejtë e kornizës së negocimit, ndërsa çështjet e hapura bilaterale mos kenë ndikim mbi procesin e eurointegrimit dhe për propozimin italian që në diskutimet e radhës në konferencat për “Ardhmërinë e Evropës” detyrimisht të përfshihen politikat rinore, respektivisht zëri i të rinjve, dhe, jo vetëm i vendeve - anëtare të Be-së por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. U zotua për bashkëpunim më të fuqishëm tregtar ndërmjet dy vendeve, si edhe depërtim më të fuqishëm të investimeve italiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në fushën e infrastrukturës rrugore dhe energjetikës.     

Bashkëbiseduesit ndanë këndvështrimet e përbashkëta rreth trendit të uljes së besueshmërisë së BE-së në këto hapësira, sidomos nëse vazhdohet me tempin e ngadalësuar të eurointegrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mandej droja nga ndikimet e mundshme të padashura të vendeve të treta, si edhe përforcimi i euroskepticizmit. 

Bashkëbiseduesit e riafirmuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm politik në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral ndërmjet dy vendeve. U shprehën zotime për avancimin veçanërisht të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare. 

Click