Aktivitetet

E hënë, 22 shkurt 2021

Takimi i Lolita Ristova me euroambasadorin Dejvid Gir

Sot, kryetarja e Klubit të Deputeteve, Lolita Ristova, realizoi takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir.

Në fillim, kryetarja Ristova e shprehu kënaqësinë e saj për mundësinë e mbajtjes së këtij takimi, njëherazi e informoi euroambasadorin Gir për formimin, përbërjen, rolin dhe arritjet e deritanishme të Klubit. Ajo gjithashtu e njoftoi me tri qëllimet kryesore që Klubi do të përqendrohet në periudhën e ardhshme, duke përfshirë përfaqësimin 50:50 të femrave në politikë, dukshmërinë e tyre më të madhe në jetën politike, si dhe kuotën e femrave në pushtetin ekzekutiv, nga angazhimi deklarativ të bëhet realitet.

Në rrjedhë është vlerësimi i planit ekzistues dhe përgatitja e planit të ri strategjik të Klubit të Deputeteve për vitet 2020 - 2022 dhe këtu konsiderojmë se ka nevojë për mbështetje nga organizatat ndërkombëtare - tha Ristova.

Njëherazi, e shprehu dëshirën për funksionimin përfundimtar të Sekretariatit për Çështje Gjinore, si dhe Qendrës së Resurseve për Buxhetimin Gjinor, brenda këtij mandati.

Ambasadori Gir vuri në dukje se Klubi mund të llogarisë në mbështetjen e BE-së për avancimin e çështjeve gjinore, sepse ato janë vlerat themelore mbi të cilat bazohet. Ai theksoi se e ndjek nga afër punën e Kuvendit dhe e përshëndeti miratimin e Ligjit kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj femrave.

Gir shfaqi interes në lidhje me çështjet e polarizimit midis pozitës dhe opozitës, nëse është e pranishme në Klub dhe si arrin ta tejkalojë, komunikimi dhe bashkëveprimi me komisionet e tjera parlamentare, grupet ndërpartiake për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, personat me aftësi të kufizuara, çështjet rome, bashkëpunimi me zyrën e Avokatit të Popullit, si dhe me organizatat civile.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit ranë dakord që lufta për avancimin e çështjeve gjinore është e pranishme kudo në botë, se do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë dhe BE-ja do të ndihmojë kudo që të jetë e nevojshme.

Click