Aktivitetet

E enjte, 4 shkurt 2021

Takimi i Maja Moraçanin me euroambasadorin Dejvid Gir

Koordinatorja e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Avancimin e të Drejtave të Personave LGBTI, Maja Moraçanin, realizoi takim me euroambasadorin SH.T. Dejvid Gir.

Ai theksoi se respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, duke i përfshirë edhe të drejtat e personave LGBTI, janë vlerë themelore evropiane.

Euroambasadori Gir e përshëndeti miratimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe formimin e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, si dhe miratimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj femrave dhe dhuna në familje.

Deputetja Maja Moraçanin e informoi euroambasadorin për punën e Grupit në periudhën e kaluar dhe për aktivitetet e planifikuara në të ardhmen.

SH.T. Dejvid Gir përgëzoi për riformimin dhe punën e deritanishme të GPNP-së për të drejtat e personave LGBTI.

Në takim u dakordua bashkëpunimi i mëtejshëm i përbashkët me qëllim të avancimit të të drejtave të personave LGBTI. 

Click