Aktivitetet

E enjte, 3 shkurt 2022

Takimi i Nenad Kociq me ambasadorin çek Jarosllav Ludva

Kryetari i Grupit për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë, Nenad Kociq, sot ka realizuar takimin e parë me SH. T. Jarosllav Ludva, ambasador i sapoemëruar i Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Deputeti Kociq e uroi bashkëbiseduesin për emërimin e tij si ambasador i Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi i mirë mes të dyja vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lidhur me bashkëpunimin parlamentar, ai theksoi se pas zgjedhjeve parlamentare në Çeki të vitit të kaluar, pret që së shpejti të formohet grupi përkatës i miqësisë në Parlamentin e Çekisë, i cili do t'i krijojë kushtet për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që vendi ynë të transferojë përvojën dhe njohuritë e deputetëve çekë në drejtim të përdorimit të të gjitha mundësive të ofruara nga Bashkimi Evropian te vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian lidhur me avancimin e sistemit arsimor, shëndetësor, ekonomik dhe kulturor të vendeve.

Ambasadori Ludva theksoi se do të përpiqet të avancojë bashkëpunimin parlamentar dhe do të bëjë përpjekje shtesë gjatë Kryesimit të Çekisë me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2022, për t'i lehtësuar dhe ndihmuar të gjitha proceset që më pas do t'i nevojiten vendit tonë. Ai konsideron se siguria evropiane nuk do të jetë e plotë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në BE.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin se do të punojnë në bashkëpunim më të madh institucional ndërmjet vendeve si dhe bashkëpunim në zhvillimin e organizatave civile.

Click