Aktivitetet

E Premte, 10 Shtator 2021

Takimi i Nikolloskit me ambasadorin e Italisë Silvestri

Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikolloski, dje realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë SH. T Andreas Silvestri. Në takim mori pjesë edhe zëvendës ambasadori i Republikës së Italisë, SH.T Mario De Roza.

Ambasadori Silvestri  shprehu mbështetjen e Italisë për perspektivën evropiane të vendit, dhe theksoi se Italia është partner i besuar që gjithmonë  do të jetë  i hapur për bashkëpunim në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vendi në rrugën e eurointegrimit . 

Kryetari i Këshillit Nikolloski falënderoi për mbështetjen e parezervë të Italisë në procesin e eurointegrimit  dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi me Italinë mike do të vazhdojë me dinamikë edhe më të madhe. 

Nikolloski dhe Silvestri diskutuan në  atmosferë miqësore për situatën aktuale politike në vend, regjistrimin aktual në vend, zgjedhjet e ardhshme lokale, luftën kundër korrupsionit, reformën e administratës publike.

Click