Aktivitetet

E hënë, 15 shkurt 2021

Takimi i Nikolloskit me ambasadorin hungarez Duks

Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikolloski, sot në Kuvend, realizoi takim me ambasadorin e Hungarisë, SH.T. Laslo Ishtvan Duks.

Në fillim të takimit, Nikolloski falënderoi për ftesën e pranuar për takim nga ambasadori Duks, dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Hungarisë për integrimin tonë evropian.

Në të njëjtën kohë, Nikolloski shprehu mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe angazhimin e Grupit të Vishegradit për marrjen e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e informoi ambasadorin hungarez për idenë e Këshillit Nacional për të organizuar mbledhje të veçantë në të cilin ambasadorët nga të gjitha vendet e Grupit të Vishegradit do të ftohen. 

 

Nikolloski e informoi ambasadorin hungarez për kompetencat dhe qëllimet kryesore të Këshillit Nacional për Eurointegrime, përbërjen e tij dhe veçanërisht rëndësinë e vendimmarrjes me konsensus.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin midis të dyja vendeve, sfidat aktuale me të cilat përballet vendi ynë në procesin e negociatave të aderimit me Bashkimin Evropian dhe shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Click