Aktivitetet

E premte, 11 shtator 2020

Takimi i parë i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e medieve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot realizoi takim joformal me përfaqësuesit e mjeteve për informim publik.

Ky është takimi i parë në kuadër të përbërjes së re parlamentare, pas rizgjedhjes së Kryetarit Xhaferi, me çka e filloi praktikën e vendosur.

 

Në takim, Kryetari Xhaferi informoi për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit, konvokimi i seancës së radhës në të cilën në rend dite do të jenë: Propozim-vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit, si dhe verifikimi i mandatit të deputetit.

Në periudhën e ardhshme, pritet të shqyrtohen edhe pesë Vendimet për përcaktimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallura nga Presidenti Pendarovski, për të cilat është e domosdoshme shumica e dy të tretave.

Në takim, Kryetari Xhaferi tha se në kushtet e pandemisë duhet të kemi një alternativë çfarë, si dhe ku për situata të jashtëzakonshme. Duhet të ketë procedurë për gjendjen e rregullt dhe për gjendjen e jashtëzakonshme, duke mos e përjashtuar edhe punën onllajn, si opsion në rastin e fundit, për të cilën nevojiten përgatitje të caktuara teknike dhe softuer përkatës.

Deri në fund të muajit pritet të mbahet edhe një takim i rregullt me përfaqësuesit e medieve.

 

Click