Aktivitetet

E hënë, 1 mars 2021

Takimi i parë i punës i Grupit Punues për Pjesëmarrje në Dialogun "Zhan Mone"

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Takimi i Parë i Punës i Grupit Punues për Pjesëmarrje në Dialogun "Zhan Mone". Ky është takimi i parë në suazat e Dialogut "Zhan Mone" të kësaj përbërjeje parlamentare, pas prolongimit të shkaktuar nga kriza me pandeminë Covid - 19 fillon punën pa praninë fizike të përfaqësuesve të Parlamentit Evropian.

Në përbërjen e  grupit të punës janë deputetët: Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit; Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit; Fadil Zendeli, nënkryetar i Kuvendit; Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, Nikolla Micevski koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së; Arber Ademi, zëvendës koordinator i grupit parlamentar të BDI-së; Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar të Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës; Dime Vellkovski, zëvendës koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, Aleksandar Nikolloski, Snezhana Kaleska - Vançeva, Panço Minov, Arta Bilalli Zendeli, Arben Ziberi, Gordana Siljanovska - Davkova dhe Dimitar Apasiev.

Ky takim i parë kishte për qëllim të përcaktojë Metodologjinë e punës në periudhën e ardhshme. Kryetari Xhaferi mbajti  fjalim hyrës mbi progresin e bërë deri më tani dhe arritjet e dialogut "Zhan Mone" të mbajtur më parë si dhe udhëzimet që do të ndihmonin në efikasitetin e punës.  Gjithashtu  kryetari Xhaferi vuri në dukje se realizoi takim me raportuesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, eurodeputetin Ilhan Kucuk, gjatë të cilit u diskutua për dialogun "Zhan Mone" dhe u theksua se për shkak të pandemisë Covid - 19  eurodeputetët nuk do të jenë fizikisht të pranishëm siç ka qenë  praktikë deri më tani por ata mund të marrin pjesë përmes thirrjes video.

Mendimet  dhe propozimet e tyre në takimin e punës dhanë deputetët Gordana Siljanovska-Davkova, Panço Minov, Goran Misovski, Nikolla Micevski dhe Surija Rashidi.

Në fund të takimit, u përcaktua metodologjia për punë dhe dinamika fillestare, si dhe u arrit  pozicion i harmonizuar që të pranishmit të vazhdojnë me punë konstruktive. 

Click