Aktivitetet

E enjte, 18 shkurt 2021

Takimi i z.Ademit me ambasadorin francez Bomgartner

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, u takua me ambasadorin e Francës në vend, SH.T.  Siril Bomgartner.

Ademi theksoi rëndësinë e mbështetjes franceze për aspiratat tona të integrimit evropian, duke shpresuar se ajo nuk do të mungojë në periudhën e ardhshme gjatë kohës së kryesimit aktual portugez me Bashkimin. Në këtë drejtim, theksoi se për ne është posaçërisht e rëndësishme Franca të na përkrahë në vendimin e Këshillit të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare, me çka do të shënohet fillimi zyrtar i negociatave aderuese me BE-në. Pastaj, theksoi se vendi është plotësisht i përkushtuar ndaj reformave evropiane, dhe në ato korniza edhe Kuvendi dhe Komisioni për Çështje Evropiane në veçanti, pasi, theksoi Ademi, vendi nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në familjen Evropiane. Në këtë kontekst, theksoi se po bëhen përpjekje për të tejkaluar dallimet me Republikën e Bullgarisë, në mënyrë që të harmonizohen pozicionet e të dy vendeve dhe për të arritur një hap pozitiv, i cili do të jetë në frymën e fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane.

Ambasadori Bomgartner e konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për proceset tona të integrimit evropian, duke theksuar se vendi është në një moment të rëndësishëm, në pritje të fillimit të negociatave. U pajtua me Ademin që Kuvendi duhet të ecë përpara me axhendën e BE-së, e cila sipas Metodologjisë së re kërkon angazhim më të madh dhe të plotë të të gjitha segmenteve të shoqërisë. Bomgartner theksoi se në këtë konstelacion, Franca pret që Kuvendi, së bashku me Qeverinë, të punojnë shumë për të arritur rezultate të dukshme dhe se nuk ka dyshim se ato do të vlerësohen siç duhet nga Franca dhe vendet e tjera anëtare të BE-së.

Në takim, u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në vend, me çka  ishte  i përbashkët konstatimi se për proceset e integrimit evropian, me rëndësi të madhe  është konsensusi i gjerë për çështjet e BE-së të partive politike në Kuvend, por edhe konsensusi i përgjithshëm qytetar.

Në lidhje me marrëdhëniet miqësore midis Francës dhe Maqedonisë së Veriut, u shpreh gatishmëri që ato të vazhdojnë të përparojnë, në nivelin shtetëror dhe lokal në të gjitha fushat. 

Click