Aktivitetet

E mërkurë, 24 shkurt 2021

Takimi i zëvendëssekretarit të përgjithshëm Millkovski me ambasadorin polak Ticinjski

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Miki Millkovski, realizoi takim me ambasadorin polak Vojcieh Ticinjski.

Millkovski e njoftoi ambasadorin me shërbimin e Dhomës Ligjvënëse, i cili nga ky vit bëhet i pavarur nga administrata tjetër shtetërore, në drejtim të ngritjes së Parlamentit si organ i pavarur.

Në vazhdim, ai informoi se nga viti 2017 e tutje, Kuvendi ka miratuar disa akte kryesore dhe po punon për realizimin e qëllimeve strategjike. Ai përmendi se janë duke punuar në modernizimin e Kanalit të Kuvendit, ridizajnimin e faqes së internetit të Kuvendit dhe përsosjen e përgjithshme teknike. Kuvendi gjithashtu u kushton vëmendje të veçantë qytetarëve, organizatave civile, si dhe grupeve joformale parlamentare për mbështetjen e romëve, të rinjve, personave LGBTI, personave me aftësi të kufizuara, etj.

Ambasadori polak, nga ana e tij, informoi se në dallim nga Parlamenti yni, Parlamenti i tyre është dydhomësh dhe e njoftoi bashkëbiseduesin për historinë e tij, ngjarjet aktuale dhe mënyrën e veprimit. Në vitin 2019 ishte themeluar Grup i veçantë për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili sigurisht është shenjë se ka interes në këtë rajon.

Zëvendëssekretari Millkovski theksoi se mbështetja nga Polonia vlerësohet shumë dhe përvojat e tyre janë të mirëseardhura. Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit ranë dakord që bashkëpunimi midis dy grupeve parlamentare duhet të intensifikohet, duke hapur kështu rrugën për bashkëpunim midis shërbimeve.

Në fund të takimit, ambasadori Ticinjski e shfrytëzoi mundësinë për të dërguar ftesë për pjesëmarrjen e mundshme të deputetëve të interesuar në Samitin e Digjitalizimit të Kombeve të Bashkuara, i cili ka traditë 16-vjeçare dhe do të mbahet në dhjetor në Katovice, Poloni.

Click