Aktivitetet

E mërkurë, 5 maj 2021

Takimi Kasami - Shider

Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut, Bilal Kasami, realizoi takim me deputetin austriak të Parlamentit Evropian, Andreas Shider. Në takim mori pjesë edhe deputeti Kastriot Rexhepi.

Fokusi i diskutimit ishte procesi i integrimit evropian të vendit tonë, i cili po zgjat shumë dhe i cili po përballet me bllokadën bullgare. Në këtë kontekst, mbështetja e Parlamentit Evropian dhe Austrisë është e mirëseardhur për ne. Pavarësisht situatës komplekse, u dha shpresë se së bashku me Shqipërinë së shpejti do t'i fillojmë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pjesëmarrësit iu referuan edhe "Zhan Monesë" si mjet i rëndësishëm për dialog në Kuvend, sfidat që i solli pandemia, të tilla si vështirësia e pranisë fizike në seancat dhe nevoja për t'u përshtatur me seancat onllajn. Gjithashtu, u bë fjalë edhe mbi rrezikun e të ashtuquajturve "non-pejper" duke pasur parasysh se Ballkani Perëndimor është rajon i ndjeshëm, me plagë të hapura nga e kaluara, dhe pikërisht për këtë, anëtarësimi sa më shpejt në familjen e madhe evropiane ka rëndësi të madhe për këtë rajon.

Në fund, bashkëbiseduesit ranë dakord që puna e përbashkët dhe reformat duhet të vazhdojnë, ndërsa me dobësimin e situatës pandemike, takimet do të intensifikohen.

Click