Aktivitetet

E hënë, 10 maj 2021

Takimi Micevski - Mikanadze     

Në takimin e sotëm me kryetarin e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim nga Gjeorgjia me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Givi Mikanadze, deputeti Nikolla Micevski u shpreh i kënaqur për takimin me mysafirin e tij dhe që në periudhën e ardhshme në mandatin e kësaj përbërjeje parlamentare ai do të jetë kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Gjeorgjinë.

"Kam kënaqësinë që do të jem kryetari i parë i këtij Grupi Parlamentar për Bashkëpunim me vendin tuaj dhe jam i gëzuar me vizitën e sotme të kryetarit gjeorgjian. Gjithashtu, shpresoj që kjo vizitë e lartë të jetë nxitje në periudhën e ardhshme për të thelluar bashkëpunimin tonë, si në planin politik, ashtu edhe në planin ekonomik," tha Micevski.

Ai e njoftoi mysafirin e tij me procedurat dhe funksionimin e Dhomës Ligjvënëse dhe theksoi se gjatë mandatit të tij si kryetar i Grupit të Bashkëpunimit është i gatshëm të intensifikojë komunikimin dhe bashkëpunimin e Parlamenteve në çdo nivel. Micevski, gjithashtu, e përshëndeti nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes mbi heqjen reciproke të vizave midis të dyja vendeve për bartësit e dokumenteve biometrike të udhëtimit.

Kryetari i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim nga Gjeorgjia, Givi Mikanadze, e shprehu thellësisht kënaqësinë dhe respektin për pritjen e ngrohtë dhe miqësore në vendin tonë dhe shpreson se në të ardhmen do të përpiqet të kontribuojë në bashkëpunimin e ngushtë dhe intensiv me Parlamentin e Maqedonisë. Në atë drejtim, ai e prezantoi "Memorandumin e Mirëkuptimit, Partneritetit dhe Bashkëpunimit", i cili pritet të nënshkruhet në takimin e ardhshëm zyrtar të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjeorgji. Gjithashtu, pret edhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe komunikimin midis të dyja grupeve parlamentare dhe bëri thirrje për vizitë kthyese në Gjeorgji nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që në periudhën e ardhshme të punojnë së bashku për të avancuar dhe thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë midis të dyja palëve.

Click