Aktivitetet

E enjte, 4 mars 2021

TAKIMI ONLINE I DEPUTETIT ALEKSANDAR NIKOLLOSKI ME EURODEPUTETIN ANDREAS SHIDER

Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikolloski, sot mbajti takim online me eurodeputetin Andreas Shider, kryetar i Delegacionit në Komisionin e Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u bisedua mbi marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Bashkimit Evropian, bashkëpunimin midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit, mundësitë për fillimin e negociatave të aderimit me BE-në, dinamikën e reformave kryesore në vend dhe situatën aktuale politike në vend.

Në fillim, të dy bashkëbiseduesit e përshëndetën mundësinë për të mbajtur takim të përbashkët virtual në drejtim të njohjes dhe realizimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Eurodeputeti Shider ishte i interesuar për mënyrën e funksionimit të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe sfidat me të cilat përballet ky trup. Nikolloski e njoftoi me përbërjen e Këshillit, i cili përfaqëson një gamë të gjerë pjesëmarrësish në shoqëri - pushteti ligjvënës, ekzekutiv, odat ekonomike, bashkësitë fetare, sektori civile, të cilët marrin pjesë në ndërtimin e konsensusit me të cilin vendos Këshilli.

Shider e theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis eurodeputetëve dhe anëtarëve të Kuvendit, brenda Dialogut Zhan Mone me përfshirjen e të gjitha partive politike dhe debatin për të gjitha çështjet dhe sfidat kryesore.

Nikolloski gjithashtu shprehu mbështetje për vazhdimin e bisedimeve brenda Dialogut Zhan Mone, midis partive në pushtet dhe opozitës në Kuvend, në mënyrë që të kapërcehen sfidat aktuale.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi reformat kryesore në jurisprudencë, luftën kundër korrupsionit, zbatimin e legjislacionit, hyrjen në sistemin arsimor për personat me aftësi të kufizuara, si dhe zgjedhjet e ardhshme lokale të këtij viti.

Click