Aktivitetet

E mërkurë, 26 maj 2021 

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Abdrashov

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. T. Zhanibek Abdrashov. 

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje të ngrohtë ambasadorit Abdrashov dhe në vazhdim e theksoi bashkëpunimin e deritanishëm të jashtëzakonshëm me Ambasadën e Republikës së Kazakistanit dhe shprehu besimin se e njëjta do të vazhdojë në të ardhme me dinamikë edhe më të madhe. Ai i riafirmoi përfitimet nga marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore mes dy shteteve me ç'rast i kushtoi vëmendje të veçantë diplomacisë parlamentare në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale, dialogut politik dhe dimensionimit të bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve. E informoi ambasadorin për formimin e Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me Republikën e Kazakistanin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është tregues për interesimin tonë për përforcimin e bashkëpunimit parlamentar. 

Kryetari Xhaferi, me kënaqësi të veçantë ia dorëzoi ambasadorit ftesën për Kryetarin е Mazhilisit të Republikës së Kazakistanit, z. Nurlan Nigmatulin, me shpresë se e njëjta do të realizohet në kohën mët ë përshtatshme për të dyja palët. 

 

Ambasadori Abdrashov falënderoi pritjen e ngrohtë në dhomën e demokracisë dhe theksoi se raportet mes Republikës së Kazakistanit dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut janë miqësore. Shkurtimisht informoi për ballafaqimin e Parlamentit të Republikës së Kazakistanit me sfidat e pandemisë në periudhën e kaluar dhe procesin e kompletuar të vaksinimit. Informoi edhe për nënshkrimin  tre marrëveshjeve kryesore nga sfera e drejtësisë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kazakistanit a në drejtim të planit për bashkëpunim më të ngushtë ndërparlamentar në nivel të Grupeve të Bashkëpunimit që është në interes të ndërsjellë, shprehu bindjen se ai do të vazhdojë sapo të lejojnë këtë protokollet shëndetësore në lidhje me pandeminë me KOVID - 19. Shkëlqesia e Tij nënvizoi se misionin e tij do e orientojë kah përforcimi i bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve, kah rritja e këmbimit tregtar dhe inicimi i aktiviteteve investuese ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbiseduesit shprehën bindjen se periudha e ardhshme do të jetë periudhë e bashkëpunimit bilateral të frytshëm në më shumë nivele, mirëpo edhe bashkëpunim në planin  multilateral.




Click