Aktivitetet

E hënë, 6 shtator 2021

Takim i i Kryetarit Xhaferi me delegacionin e Parlamentit të Lituanisë  

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me delegacionin e Parlamentit të Lituanisë të paraprirë nga Audronius Azhubalis, shef i delegacionit dhe nënkryetar i Grupit për Bashkëpunim Ndërparlamentar me vendet e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin e Lituanisë. 

Ai shprehu kënaqësi për realizimin e kësaj vizite edhe krahas kufizimeve të protokolleve shëndetësore për udhëtim, si edhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë për integrimet euroatlantike dhe eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. E potencoi rëndësinë strategjike të anëtarësimit të shtetit tonë në NATO për rajonin ballkanik që konsiderueshëm kontribuon në stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Kryetari i informoi mysafirët për nismën "Mini shengen" apo Ballkani i Hapur, e cila hap një faqe të re në raportet ndërmjet tre vendeve fqinje në rajon, respektivisht, Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe Serbia, me qëllim që ky bashkim të mundësojë qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave, forcës së punës dhe kapitalit, edhe pse, kjo assesi nuk është alternativë për BE-në. 

Z. Azhubalis theksoi se Lituania jep mbështetje të plotë ndaj procesit të integrimit euroatlantik dhe eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut ndërsa politikën e zgjerimit e sheh si një ndër politikat më të suksesshme të Unionit. Në kontekst të bllokimit të rrugës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë, tha se vendi ynë doemos të qëndrojë në rrugën evropiane dhe të ketë durim strategjik, duke u referuar me këtë rast në problemet e ngjashme që i ka pas Lituania me Poloninë gjatë formimit të shtetit të tyre. 

Deputetët lituan shprehën interes për bashkëpunimin tonë me vendet fqinje dhe mënyrën se si i tejkalojmë sfidat me fqinjët tanë. Ofruan mbështetje në drejtim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe nevojës për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake në shtet. 

Të dy bashkëbiseduesit shprehën shpresë për krijimin e kushteve për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, sepse procesi i integrimit evropian paraqet katalizator thelbësor të reformave vendore dhe në rast se kjo nuk ndodh gjatë kryesimit slloven, gjithsesi do të ndodhë në kryesimin e radhës, atë francez me BE-në. 

Click