Aktivitetet

E martë, 31 gusht 2021

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MINISTRIN GREK DENDIAS 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias, i cili qëndron në vizitë zyrtare në vendin tonë. Në fokusin e takimit ishte bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve  dhe mundësitë për avancimin e tij në të ardhme.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për realizimin e takimit, si vazhdimësi e takimeve me zyrtarë të lartë nga Republika e Greqisë. Sipas tij, kjo ka të bëjë falë hapave të ndërmarra nga të dyja palët me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, implementimi i të cilës kontribuoi për anëtarësimin e vendit në NATO, në Nismën Adriatiko - Joniane  dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në.

Në pajtim me kornizën e marrëveshjes, bashkëpunimi bilateral hap numër të madh të mundësive dhe potencialeve për thellimin e saj. Kjo sidomos erdhi në shprehje në kontekst të rrjedhave migrante dhe pandemisë së shkaktuar nga virusi Kovid-19. Kryetari Xhaferi drejtoi falënderim për donacionin e Republikës së Greqisë në suazat e masave për tejkalimin e virusit Kovid-19.

Në kontekst të NATO-s, ai i veçoi përfitimet nga aranzhimet teknike për mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore. Njëherazi, shprehu pritjen se së shpejti do të miratohen ratifikimet në parlamentin grek me të cilat avancohet bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë së Veriut në më shumë fusha, përfshirë edhe në pjesën e eurointegrimeve, si edhe realizimin e vizitave bilaterale të drejtpërdrejta në të gjitha nivelet parlamentare me kolegët nga parlamenti grek.

Mosmarrja e datës për mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare dhe shtyrja e saj ka ndikim negativ te qytetarët për procesin e eurointegrimit dhe mund të reflektohet edhe më gjerë edhe në vendet tjera në rajon, duke e marrë parasysh faktin se vendi i përmbushi të gjitha kriteret e nevojshme dhe kjo duhet të tejkalohet sa më shpejtë, përfundoi Xhaferi.

Ministri Dendias falënderoi për mundësinë të takohet me Kryetarin Xhaferi, duke e theksuar rëndësinë e institucioneve të demokracisë reprezentative në avancimin e besimit të ndërsjellë dhe raporteve të ndërsjella ndërmjet dy vendeve. Ai e përshëndeti bashkëpunimin e zmadhuar në më shumë fusha, si rezultat i Marrëveshjes së Prespës.

Republika e Maqedonisë së Veriut  dhe Republika e Greqisë kanë ardhmëri të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe kjo është çështje parimi për Republikën e Greqisë e cila i mbështet në mënyrë aktive aspiratat evropiane legjitime të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, bëhen përpjekje të vazhdueshme për tejkalimin sa më të shpejtë të sfidës që qëndron në atë rrugë, nënvizoi Dendias.

Ai apeloi te Kryetari Xahferi dhe kolegët deputetë të vazhdojnë të kultivojnë idenë evropiane mes qytetarëve, sepse e njëjta nuk është ide vetëm e një qeverie dhe e një gjenerate, por vazhdimësi e ndarjes së vlerave evropiane në gjithë kontinentin  dhe e njëjta sjell përfitime edhe për vendet anëtare edhe për vendet kandidate për anëtarësim. Në atë rrugë, Republika e Greqisë e ofron ndihmën dhe mbështetjen e saj të plotë, përfundoi Dendias.  

Click