Aktivitetet

E enjte, 28 janar 2021

Takimi joformal i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e medieve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e mbajti brifingun e parë, por të rregullt mujor për vitin 2021, me përfaqësuesit e medieve. Në këtë takim joformal, tradicionalisht, u diskutuan aktivitetet dhe planet rrjedhëse të Kuvendit për periudhën që vjen.

 

Kryetari Xhaferi gjithashtu e prezantoi Raportin e tij periodik për periudhën nga gushti 2020 deri në dhjetor 2020. Raporti e përmban punën e Kuvendit nga seancat plenare dhe mbledhjet e trupave të punës.

Fokusi i bisedimeve ishte edhe "Deputeti im", si publikim i rregullt i Kuvendit, i cili në edicionin e 23-të përmban të dhëna për periudhën nga gushti 2020 deri në janar 2021 mbi punën e përbërjes së re parlamentare, në drejtim të Dhomës Ligjvënëse transparente.

Click