Aktivitetet

E premte, 5 nëntor 2021

U shënua Dita Botërore e Gjuhës Rome

Me rastin e shënimit të 5 nëntorit, Ditës Botërore të Gjuhës Rome, Grupi Parlamentar Ndërpartiak për Mbështetjen e të Drejtave të Romëve, Përfshirjen dhe Integrimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbajti takim pune, në të cilin fjalim kishte koordinatorja e Grupit, Latife Shikovska.

Ajo vuri në dukje se sot, 5 nëntor, UNESKO e shpalli si Ditën Botërore të Gjuhës Rome në vitin 2015. Është një akt që jep një arsye tjetër për të shënuar dhe ruajtur më tej gjuhën dhe kulturën rome, për të njohur rëndësinë dhe barazinë e të gjitha gjuhëve. Gjuha rome është gjuha zyrtare e të gjithë romëve në botë, e pasuruar me procese historike dhe kulturore dhe spektër të gjerë ndikimesh dhe angazhimesh shoqërore. Shënimi i Ditës Botërore të Gjuhës Rome është akt kur të gjithë e shënojmë kulturën rome si pjesë e pasurisë së mbarë njerëzimit. 

Në vazhdim, koordinatorja Shikovska e theksoi rëndësinë e gjuhës rome për romët në mbarë botën, sepse sot në botë këtë gjuhë e flasin të paktën 12 milionë folës. Kjo është rreth 60% e të gjithë romëve në botë. Sot gjuha rome është gjuhë që i kapërcen kufijtë shtetërorë dhe dëshmon për një kulturë të pazakontë gjysmë nomade të trashëguar nga e kaluara, e gjallë dhe me ndikim në kushtet e qytetërimit modern. Gjuha rome ka ekzistuar dhe ekziston edhe sot në shumë vende, pavarësisht se nuk ka institucione për mbrojtjen, studimin dhe afirmimin e saj. 

Kur është fjala për gjuhën dhe kulturën rome, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kontribut të rëndësishëm në kodifikimin e gjuhës rome për romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por - indirekt - edhe për romët në Evropë dhe në botë, meritorë janë profesorët Shaip Jusuf dhe dr. Latif Demir.

Në fjalën e saj përmbyllëse, koordinatorja Shikovska shprehu shpresën dhe synimin deri në vitin e ardhshëm, që të gjithë së bashku ta shënojmë hapjen e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Rome në Shkup në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi".

Bahtalo o 5-to Novembro Internaciobalno dive tari Romani chib.

Gëzuar Ditën e Gjuhës Rome! 

Click