Aktivitetet

E hënë, 20 shtator 2021

Ueb konferencë mbi ndikimet gjinore socio-ekonomike të Kovid-19 tek femrat

Sot, kryetarja e Klubit të Deputeteve, Lolita Ristova, mori pjesë në ueb konferencën me temë "Ndikimet gjinore socio-ekonomike të KOVID-19 tek femrat", që u organizua në kuadër të Programit të Mbështetjes Parlamentare të NDI-së në bashkëpunim me Iniciativën Rajonale të NDI-së për Forcimin Legjislativ. Deputetet Monika Zajkova, Dragica Gjavoçanova dhe Marija Kostadinova gjithashtu morën pjesë në ueb konferencë.

Qëllimi i ueb konferencës së sotme ishte të siguronte mundësinë për të paraqitur Analizën e hulumtimit të mendimit publik mbi ndikimet gjinore socio-ekonomike të KOVID-19 tek femrat, të përgatitur nga Petra Durinova, eksperte nga Sllovakia; për të paraqitur hulumtimin e mendimit publik në Maqedoninë e Veriut mbi të njëjtën temë, por gjithashtu për të siguruar forum për shkëmbimin e mendimeve dhe diskutimeve midis kolegëve deputetë dhe nëpunësve nga parlamentet në rajon.

Sipas studimit të Institutit Evropian për Barazi Gjinore (EIGE), “Ekziston lidhje e drejtpërdrejtë midis shpërndarjes së pabarabartë të kujdesit të papaguar në familjet dhe pabarazisë gjinore në tregun e punës. Në BE, pjesa më e madhe e punës së papaguar në sigurimin e kujdesit bien mbi femrat, me 92% të kujdesit të papaguar që ofrohet disa ditë gjatë javës - përkundër 68% nga meshkujt."

Hulumtimi mbulon barrën e kujdesit të papaguar, sfidat financiare të shkaktuara nga orari i shkurtuar i punës dhe vendet e humbura të punës, pastaj dhuna me bazë gjinore dhe situata e femrave rome, si dhe koha / hapësira që femrat të angazhohen në udhëheqje dhe procesin e vendimmarrjes në politikë dhe gjithsesi jep rekomandime që të zvogëlojë pabarazinë në sferat e përmendura.

Të dhënat e mbledhura nga "UN Women" në Maqedoninë e Veriut tregojnë se fusha në të cilën ka pabarazi të vazhdueshme gjinore në vend, edhe para pandemisë, është ekonomia, ndërsa pabarazitë janë veçanërisht të theksuara sa i përket të ardhurave dhe qasjes në resurset financiare.

Kryetarja e Klubit, Ristova, në diskutimin e saj iu referua pakos së masave socio-ekonomike, të cilat, me propozimin e Qeverisë, u miratuan nga Kuvendi, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë së aktiviteteve të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës që synojnë të papunët dhe kategoritë e prekshme sociale.

Click