Aktivitetet

E mërkurë, 9 dhjetor 2020

VELLKOVSKI NË MBLEDHJE VIRTUALE TË PËRKUSHTUAR NË MARRËVESHJEN E GJELBËR TË BASHKËSISË ENERGJETIKE 

Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dime Vellkovski, sot mori pjesë në mbledhjen virtuale të përkushtuar në Marrëveshjen e Gjelbër të Bashkësisë Energjetike dhe përpunimin e Planeve Nacionale për Energjetikë dhe Klimë në organizim të Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike. 

Përveç përfaqësuesit të Kuvendit, në mbledhje morën pjesë dhe përfaqësues të parlamenteve nacionale të vendeve anëtare të Bashkësisë Energjetike, anëtarë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të Bashkësisë Energjetike, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit civil. Në mbledhje nga drejtori i Bashkësisë Energjetike, z. Janez Kopaç shkurtimisht ishte sqaruar çka përmban Marrëveshja e Gjelbër e Bashkësisë Energjetike. Bëhet fjalë për ndryshim të një sërë aktesh juridike të cilat janë mbështetur nga Buxheti i BE-së në drejtim të zvogëlimit të emetimit të gazrave serë dhe de karbonizimin e sektorit energjetikë.  Kjo Marrëveshje vendos synime më ambicioze deri në vitin 2030 për të zvogëluar emetimet e metanit në ajër, shfrytëzim më të madh të  burimeve ripërtëritëse të energjisë përmes ndryshimit të  Direktivës për burime ripërtëritëse të energjisë, Revizion të Direktivës për performansin energjetik të objekteve banuese dhe Revizion të pakos së tretë  energjetike  në pjesën e gazit. 

Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z.  Dime Vellkovski prezantoi disa nga programet që janë zbatuar me qëllim të mbrojtjes së ambientit jetësor dhe përdorim më të gjerë të burimeve ripërtëritëse të energjisë.  Gjatë vitit 2020 për 5.000 ekonomi familjare është siguruar subvencionim i plotë i zëvendësimit të ngrohjes së atyre familjeve të cilat shfrytëzojnë dru për ngrohje të shtëpive të tyre me  kondicionerë inventarë.  U shpreh shpresë se ky program do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme dhe do të përfshijë numër më të madh të ekonomive familjare.  Kohët e fundit në afërsi të  Negotinës, është hapur  centrale me fotovoltaik e cila e shfrytëzon diellin si burim të prodhimit të energjisë me fuqi prej 1.4 megavat, kurse Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut planifikon që në të ardhmen të hapë edhe centrale të tjera që do të prodhojnë energji të fituar nga dielli. Në pjesën e gazifikimit, z. Dime Vellkovski theksoi se ndahen mjete të rëndësishme buxhetore për përfundimin e rrjetit të gazit dhe se qytetarët dhe kompanitë do të mund që në periudhën e ardhshme të përdorin gazin si një burim energjetik që është më ekologjik se sa mazuti.

Në pjesën e përpunimit të Planeve Nacionale për Energji dhe Klimë, drejtori i Bashkësisë Energjetike, z. Janez Kopaç vuri në dukje Republikën e Maqedonisë së Veriut si vendi i pare nga Palët Kontraktuese të Bashkësisë Energjetike e cila ka përpunuar Draft Versionin e Planit Nacional për Energji dhe Klimë. 

Click