Aktivitetet

E hënë, 12 korrik 2021

Video takim me kryetarët e Grupit për Bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë

Kryetari i Grupit të deputetëve për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë, z. Arbër Ademi kishte video takim me kryetaren e Grupit për Bashkëpunim ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshillin Nacional të Republikës së Austrisë, znj. Stefani Krisper. Ky takim, me kërkesë të palës austriake, është i dyti pas takimit me anëtarët e dy grupeve për bashkëpunim që u mbajt në mars këtë vit.

Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen informata për çështjet aktuale në dy shtëpitë ligjvënëse si dhe për gjendjen momentale me pandeminë dhe zhvillimin e procesit të vaksinimit.

Në lidhje me europerspektivën, kryetari i Grupit të deputetëve për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë, z. Ademi theksoi që edhe pse për ne ishte zhgënjim që në samitin e BE-së në qershor, sërish nuk u miratua vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të punojë në agjendën e reformave. Ademi informoi që edhe nga “Prespa Forumi për Dialog” që u mbajt kohë më parë, ku morrën pjesë shumë mysafirë të lartë të komunitetit ndërkombëtarë dhe të rajonit si dhe përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-ve, vendi fitoi mbështetje të njëzëshme dhe pa ekuivoke për fillim të negociatave. Ai u shpreh që, shpreson që pas formimit të qeverisë politike me autorizime të plota në Bullgari do të vendoset dialog për arritje të zgjidhjes.   

Kryetarja e grupit për bashkëpunim, znj. Krisper theksoi që Republika e Austrisë do të vazhdojë të punojë në sigurimin e perspektivës evropiane për vendet e rajonit dhe do të angazhohet për përshpejtimin e perspektivës evropiane të vendit tonë. Në atë drejtim ajo ofroi bashkëpunim në formë të projekteve të përbashkëta për të cilat mund të dakordohen pas pushimeve verore.

Duke i vlerësuar marrëdhëniet bilaterale si të shkëlqyeshme, të dy bashkëbiseduesit shpresuan që rrethanat në të ardhmen e afërt do të lejojnë edhe takime me prezencë fizike, që do të kontribuojë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. 

Click