Aktivitetet

E hënë, 26 prill 2021

VIDEO-TAKIMI I ANËTARËVE TË GRUPEVE MENAXHUESE TË KUVENDIT DHE RIKSDAGUT TË SUEDISË 

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Riksdagut të Suedisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u mbajt  video-takim ndërmjet anëtarëve të Grupeve menaxhuese të të dyja palëve. 

Në takim morën pjesë kryetari i Grupit menaxhues dhe nënkryetari i Kuvendit, z. Fadil Zendeli, si dhe anëtarët z. Martin Kostovski, znj. Maja Moraçanin, znj. Gordana Siljanovska-Davkova, z. Aleksandar Veljanovski, znj. Arta Bilalli Zendeli, znj. Arbana Pasholi dhe z. Halil  Snopçe.

Në fjalët hyrëse të kryesuesve z. Fadil Zendeli dhe znj. Lota Xhonson Fornave u përshëndet bashkëpunimi i iniciuar nga pala suedeze, i cili ka për qëllim të kontribuojë në shkëmbimin e përvojave, transferimin e praktikave të mira dhe mirëkuptimin e ndërsjellë të deputetëve. 

Në video-takim  morën pjesë dhe sekretarët e përgjithshëm të të dyja shtëpive  ligjvënëse, znj. Cvetanka Ivanova dhe z. Ingvar Matson,  të cilët dhanë hyrje të shkurtër në demokracinë parlamentare në kontekst suedez dhe maqedonas, rolin legvënës të punës së Parlamentit dhe të Komisioneve, ndërsa deputeti Niemi Piri, kryetar i komisionit për Çështje Evropiane në Riksdagun e Suedisë dhe deputetja Maja Moraçanin u fokusuan në rolin dhe kushtet për punë të deputetëve në parlamentet përkatëse.

 

Në pjesën e dytë të takimit, deputetët e të dyja parlamenteve u ndanë në katër grupe pune, në të cilat  diskutuan për  rolin e parlamentit në procesin ligjvënës dhe nevojën për ndryshime ose përmirësime, pastaj për ndryshimin e rolit dhe punës së parlamentit me kalimin e kohës dhe sfidat kryesore dhe mundësitë me të cilat përballen, kushtet e përgjithshme të punës së deputetëve, ngjashmëritë dhe ndryshimet midis dy vendeve, ndërsa  u informuan për strukturat joformale të punës parlamentare dhe marrëdhëniet e punës dhe strukturat për dialog ndërmjet Parlamentit dhe Qeverisë. 

Deputetët rezymuan nga diskutimet në grup mbi specifikat e punës parlamentare, rregulloret e punës, ekzistencën e  kalendarit të punës, ditët fikse për votim, frekuencën e pyetjeve të deputetëve, avancimin e barazisë gjinore dhe bashkëpunimin me sektorin civil. 

Duke e vlerësuar shkëmbimin si shumë interesant dhe të dobishëm për marrjen e pamjes më të qartë dhe për detektimin e ngjashmërive dhe ndryshimeve ndërmjet dy shtëpive ligjvënëse, anëtarët e Grupeve menaxhuese të Kuvendit dhe Riksdagut të Suedisë ranë dakord  që  video-takimin e ardhshëm ta mbajnë më 11 qershor 2021, ndërsa deri në fund të vitit të mbahet takim me prezencë fizike ose në Maqedoninë e Veriut ose në Suedi.

Click