Aktivitetet

E hënë, 10 maj 2021

Vizitë mbikëqyrëse e Komisionit për Mbikëqyrje mbi Punën e ASN-së dhe AZ-së

Sot, Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e Agjencisë së Sigurisë Nacionale dhe Agjencisë së Zbulimit, realizoi vizitë mbikëqyrëse në hapësirat e Agjencisë së Zbulimit në përputhje me konkluzionin e miratuar në mbledhjen e dytë të Komisionit për Mbikëqyrje mbi Punën e ASN-së dhe AZ-së, të mbajtur më 27.04.2021. Vizita është e para që nga formimi i përbërjes së re parlamentare, pas zgjedhjeve të mbajtura në korrik 2020. 

Qëllimi i vizitës ishte që deputetët të njiheshin me përfitimet e ligjit të ri të AZ-së, të miratuar më 25 janar 2021, vendin dhe rolin e AZ-së në komunitetin e zbulimit dhe të sigurisë, si dhe strukturën e re organizative.

Në mënyrë plotësuese, deputetët bënë pyetje në lidhje me punën e Agjencisë, në përputhje me kompetencat e Komisionit të përcaktuara me ligj, dhe gjithashtu u morën në konsideratë edhe mundësitë që përfaqësuesit e AZ-së të mbajnë brifingje sigurie për deputetët e Kuvendit.

Deputetët shprehën interesim për pengesat në procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin me shërbimet e tjera të zbulimit, veçanërisht në lidhje me shkëmbimin e informatave të ndjeshme në lidhje me pandeminë, sulmet e mundshme kibernetike, si dhe përdorimin e rrjeteve sociale për aktivitetet propagandistike të zbulimit. 

U ra dakord që kontrolli i ardhshëm parlamentar të bëhej në vjeshtën e këtij viti.  

Click