Aktivitete

E hënë, 5 prill 2021

Vizita e parë mbikëqyrëse e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së ASN-së dhe AZ-së

Sot ishte realizuar vizita e parë mbikëqyrëse e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së ASN-së dhe AZ-së në lokalet e Agjencisë për Siguri Nacionale.

Në fillim, drejtori i ASN-së, Viktor Dimovski, dha një përmbledhje të punës së Agjencisë, vendosjen ligjore dhe gjendjet aktuale në planin e sigurisë nacionale.

Njëherazi, drejtori informoi në lidhje me aktivitetet e ASN-së lidhur me kundërzbulimin dhe kundërshtimin e aktivitetit të zbulimit të shërbimeve të huaja, kundërshtimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, pozicionin në parandalimin e formave më serioze të krimit të organizuar që rrezikojnë sigurinë nacionale, për informatat e ndjeshme në lidhje me pandeminë, si dhe çështje të tjera brenda kompetencës së Agjencisë.

Komisioni shprehu interes edhe për rastet aktuale që kanë zgjuar interes në opinion në kohët e fundit, me ç'rast drejtori i ASN-së informoi se të gjitha aktivitetet janë ndërmarrë në përputhje me kompetencat ligjore.

Anëtarët e Komisionit u informuan edhe për vendosjen kadrovike në ASN, strategjinë për modernizimin e Agjencisë dhe ekipimin e mëtejshëm kadrovik.

Anëtarët e Komisionit shprehën interes edhe për kontrollet e sigurisë, testimin poligrafik, testin e integritetit dhe çështje të tjera në lidhje me zbatimin e dispozitave ligjore në përzgjedhjen dhe ekipimin kadrovik.

Lidhur me testimin poligrafik dhe testin e integritetit, anëtarët e Komisionit theksuan se është obligim ligjor që ato të bëhen, për të cilën drejtori informoi se ajo pjesë e obligimeve do të përfundojë për të gjithë të punësuarit.

Në mbledhjen e ardhshme, komisioni do ta shqyrtojë në detaje Raportin e Punës së ASN-së për vitin 2020.



 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.