Aktivitetet

E martë, 11 janar 2022   

Xhaferi: Seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të shtunën

Sot, mandatari për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski, zyrtarisht ia dorëzoi Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Propozim- përbërjen dhe Propozim-programin e punës së Qeverisë së re.

Në takim theksoi se pret që zgjedhja e anëtarëve të Qeverisë dhe programi i saj të miratohen pa prolongim.

Kryetari Xhaferi e informoi se seancën për zgjedhjen e përbërjes së re të Qeverisë do ta   konvokojë të shtunën, 15 janar 2022, në orën 11:00.  

Click