Njoftimet

E enjte, 3 mars 2022

Pjesëmarrja e Arbër Ademit në Konferencën e KOSAK-ut në Paris 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, do të marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së-KOSAK, që do të mbahet më 4-5 mars në Paris, në kuadër të Kryesimit Francez me BE-në.

Konferenca do të fokusohet në realizimin e prioriteteve franceze në periudhën nga 1 janari 2022, kur Franca mori kryesimin e BE-së nga Sllovenia, për çka fjalim hyrës do të mbajë kryeministri francez, Zhan Kasteks. 

Gjithashtu, si tema të Konferencës u njoftuan: Plani Evropian për Rindërtim, Ndryshimet Klimatike dhe Transmetimi i Energjisë, si dhe Konferenca e ardhshme për Ardhmërinë e Evropës.

Click