Njoftimet

E hënë , 14 shkurt 2022

Vizitë pune i Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në SHMQSH Gjimnazi “Josip Broz-Tito” - Shkup

Në kuadër të realizimit të aktiviteteve të lidhura me projektin ndërkombëtar Gjuha e urrejtjes si valutë e nacionalizimit: përgjigje institucionale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në kontekst të arsimit si vegël thelbësore për rritjen e mirëkuptimit interkulturor, Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të realizojë vizitë pune në SHMQSH Gjimnazi “Josip Broz-Tito” - Shkup, më 16 shkurt 2022 (e mërkurë), në ora 11:30.  

Në SHMQSH Gjimnazi "Josip Broz-Tito" - Shkup, procesi edukativ arsimor dhe mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase, ndërsa nxënësit turq arsimohen në gjuhën e vet amtare.

Vizita e punës është me qëllim përforcimin e suksesit të institucioneve dhe profesionalizmit të tyre në lidhje me zgjidhjen e problemit me gjuhën e urrejtjes.

Click