Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 4 qershor 2014  

KRYETARI VELJANOSKI E PRITI AMBASADORIN E SAPOEMERUAR TË REPUBLIKES SË POLONISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. JACEK MULTANOVSKI  

Në fillim, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin, ndërsa kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, ambasadorit të Republikës së Polonisë, z. Jacek Multanovski i dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e tij.  

Kryetari Veljanoski, në takimin theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Polonisë kanë bashkëpunim bilateral miqësor, por nevojitet të rritet intensiteti i takimeve të realizuara në të gjitha nivelet. Gjithashtu, u diskutua edhe për rëndësinë e diplomacisë parlamentare për avancimin plotësues të marrëdhënieve të mira, përmes vizitave zyrtare të kryetarëve dhe deputetëve të parlamenteve të të dy shteteve.  

Në takimin u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në bujqësi, mbrojtje dhe në sfera tjera ekonomike, ku ambasadori Multanovski theksoi se Republika e Polonisë mund të ofrojë shumë në këto sfera. Ai theksoi se shteti i tij edhe më tutje vazhdon ta mbështetë fuqimisht integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. 

Ne fund, kryetari Veljanoski e potencoi transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim, si dhe Kabinetin e tij, për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë. 

Click