DOGANI BESIM
I lindur më 13.10.1972 në Gostivar. Shqiptar. Profesor i letërsisë.
Ka qenë deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë prej 2006-2008.
Kryetar i: Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Kundërzbulim dhe Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë.
Anëtar i:
- Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
- Këshilltar buxhetor të Kuvendit,
- Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,
- Komisionit për mbrojtje dhe siguri,
- Komisionit për çështje ekonomike,
- Komisionit për punë dhe politikë sociale,
- Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për përcjelljen e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga Ministria e Mbrojtjes,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Bullgarisë,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Islamike të Iranit,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës së Rusisë.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit për çështje kushtetuese,
- Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
- Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit,
- Komisionit për vetadministrim lokal,
- Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të Organizatës kontraktuese veriatlantike dhe
- Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Dimensionin parlamentar të iniciativës së Evropës Qendrore.