ERMIRA MEHMETI
Anëtare e BDI-së. E lindur më 6.10.1979 në Shkup. Shqiptare. Juriste e diplomuar. Magjistre për politikë komparative.
Kryetare e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
Zëvendës-kryetare e Komisionit për vetadministrim lokal.
Anëtare e:
- Komisionit për çështje kushtetuese,
- Komisionit për politikë të jashtme,
- Komisionit për çështje evropiane,
- Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e Republikës së Maltës dhe Republikës së Qipros.
Zëvendës-anëtare e:
- Komisionit juridiko-ligjvënës, Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.