JOVAN LLAZAREV
Anëtar i PSM-së. I lindur më 25.11.1947 në fshatin Xhidimirci, Negotinë. Maqedonas. Inxhinier i diplomuar i makinerisë. Doktor i shkencave teknike, profesor universitar. Ka qenë deputet në periudhën 1994-1998. Ka qenë zëvendës-ministër i arsimit dhe shkencës 2006-2008 .
Kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë.
Anëtar i:
- Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji,
- Komisionit për arsim, shkencë dhe sport,
- Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Dimensionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Japonisë.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit për çështje kushtetuese dhe Komisionit për politikë të jashtme.