NIKOLLA QURKÇIEV
Anëtar i LSDM-së. I lindur më 26.2.1954 në Gjevgjeli. Maqedonas. Inxhinier i diplomuar i makinerisë.
Ka qenë deputet edhe në ish-përbërjen parlamentare.
Kryetar i Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë.
Anëtar i:
- Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
- Komisionit anketues për verifikimin e rrethanave të vdekjes së kryetarit të Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski,
- Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,
- Komisionit për vetadministrim lokal, Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë.
Zëvendës anëtar i:
- Komisionit juridiko-ligjvënës dhe
- Komisionit për politikë të jashtme.