RAFIZ ALITI
Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Anëtar i BDI-së dhe Koordinator i Grupit parlamentar. U lind më 29 prill 1956 në fshatin Radushë. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Kulturës Fizike. Profesor. Ishte deputet edhe në ish-përbërjen parlamentare.
Anëtar i:
- Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,
- Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
- Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe i Agjencisë për Zbulim,
- Komisionit për kulturë,
- Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
- Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e SHBA-ve.
Më 31 korrik 2008 u zgjodh nënkryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetar i Kanalit të Kuvendit.
Zëvendës anëtar i :
- Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe
- Komisionit për financim dhe buxhet.
Anëtar i Komitetit prej vitit 2002 deri në vitin 2006.
Nënkryetar i BDI-së prej vitit 2002 deri në vitin 2009.