REXHEPI DAUT
Deputet i pavarur. I lindur më 6.1.1966 në fshatin Poroj,Tetovë. Shqiptar. Me arsim të lartë- histori.
Ka qenë deputet edhe në ish-përbërjen parlamentare.
Zëvendës-kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim.
Anëtar i:
- Këshillit të Kanalit të Kuvendit,
- Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit për mbrojtje dhe siguri,
- Komisionit për financim dhe buxhet dhe Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë.