RISTO STOJANOV
Anëtar i VMRO-DPMNE-së. I lindur më 11.12.1961 në fshatin Radovë. Maqedonas. Me shkollë të mesme.
Ka qenë deputet edhe në ish-përbërjen parlamentare.
Anëtar i:
- Komisionit për çështje ekonomike,
- Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Bullgarisë.
Zëvendës-anëtar i :
- Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
- Komisionit për punë dhe politikë sociale.