STOJÇE KËRSTEVSKI
Anëtar i VMRO_DPMNE-së. I lindur më 16.2.1966 në fshatin Rakotincë, Shkup. Maqedonas. Teknolog.
Ka qenë deputet edhe në ish-përbërjen parlamentare.
Anëtar i:
- Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit,
- Komisionit për financim dhe buxhet,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Dukës së Madh të Luksemburgut.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim dhe
- Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit.