VESNA BENDEVSKA
Anëtare e LSDM-së. E lindur më 12.1. 1963 në Manastir. Maqedonase. Ka kryer shkollën e lartë. Psikologe. Ka qenë deputete edhe në ish-përbërjen parlamentare.
Kryetare e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarit dhe Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Hungarisë.
Anëtare e:
- Këshillit të Kanalit të Kuvendit,
- Komisionit për punë dhe politikë sociale,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Irlandës dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë.
Zëvendës-anëtare e:
- Komisionit juridiko-ligjvënës dhe Komisionit për kulturë.