Grupe joformalе



 

 

                                                           SADIJE ILJAZI 

 

 

 

Anëtare e PDSH-së. E lindur më 14.2.1958 në Tetovë. Shqiptare. Ka kryer Fakultetin Filologjik, gjuhë dhe letërsi shqipe.
Ka qenë deputete edhe në ish-përbërjen parlamentare.

Anëtare e:

  • Komisionit anketues për verifikimin e rrethanave të vdekjes së kryetarit të Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski,
  • Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit,
  • Komisionit për arsim, kulturë dhe sport,
  • Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (Komiteti i përzier Parlamentar UE- Republika e Maqedonisë),
  • Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë,
  • Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovakisë dhe
  • Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Finlandës.

Zëvendës-anëtare e:

  • Komisionit për politikë të jashtme,
  • Komisionit për çështje ekonomike,
  • Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave,
  • Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për përcjelljen e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes,
  • Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji dhe
  • Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore.
Click