Grupe joformalе



 

 

                                                                SVETLANA JAKIMOVSKA

                                           Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

 

 

Svetllana Jakimovska u lind më 8 korrik 1965 në Shkup, Maqedonase dhe anëtare e VMRO-DPMNE-së. Shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Rade Jovçevski-Korçagin”, ndërsa diplomoi në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. E matruar dhe nënë e një fëmije.

Karrierën e vet profesionale e filloi në vitin 1984 në Sh.A. Makoteks – Shkup, ndërsa më vonë bëhet edhe udhëheqëse e shërbimit për veprimtari normative dhe organe për menaxhim.
Nga viti 2001 deri në shkurt 2002 është ndihmësdrejtor i Entit për Punësim të  Republikës së Maqedonisë, ndërsa nga marsi i vitit 2002, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u emërua drejtoreshë e Entit për Punësim të Republikës së Maqedonisë (Tani Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë).

Paralelisht me aktivitetet profesionale, Svetllana Jakimovska shënon edhe angazhim aktiv dhe mjaft të suksesëshëm politik në partinë e saj amë VMRO-DPMNE. Edhe këtu angazhimin e saj politik e lidh ngushtë me përcaktimin e saj profesional - drejtësinë dhe ligjvënien.
Kështu, në partinë e saj amë kryen më tepër funksione ndër të cilat: zëvendëse dhe bashkëkryetare e komisionit për çështje sociale, marrëdhënie pune dhe punësim; anëtare e Komisionit për çështje juridike; anëtare e Forumit ekonomik; anëtare e Forumit për çështje politike dhe sistem gjyqësor dhe tjera; anëtare e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së dhe u.d. anëtare e Komitetit ekzekutiv të unionit të grave të VMRO-DPMNE-së.

Për angazhimin e saj ka fituar më tepër mirënjohje dhe fletëlëvdata ndër të cilat: për angazhim të veçantë dhe kontribut personal në partneritetin për zhvillim ekonomik të Republikës së Maqedonisë, në projektin për zbatimin e modelit të integruar të Ministrisë së Punës së SHBA-ve me mbështetjen e USAID (prill 2002).
Në mënyrë aktive merr pjesë në më shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare, shkathtësi politike dhe fushata të kryera në bashëpunim  me Qendrën për arsim dhe trajnim MOTIVA (mars2008) dhe “Campaigning Masterclass” (aktivitet-fushatë e klasës më të lartë profesionale).

Në zgjedhjet parlamentare në qershor 2006 u rizgjodh deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në listën e VMRO-DPMNE-së. Në përbërjen e pestë të mandatit si kryetare e udhëheq Komisionin për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, kurse gjithashtu është anëtare e komisioneve dhe trupave të tjera të Kuvendit.

Në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në qershor të vitit 2008 përsëri u zgjodh deputete, ndërsa në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 31 korrik 2008 u zgjodh nënkryetare e Kuvendit.
Si nënkryetare, krahas aktiviteteve dhe detyrave të tjera Svetllana Jakimovska udhëheq me Këshillin buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e gjithashtu është edhe anëtare e Komisionit për punë dhe politikë sociale, Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë, Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë dhe Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, e gjithashtu është edhe zëvendës-kryetare e Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit.

Click