FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË SHËNIMIN E 2 GUSHT...

02.08.2023
120 VITE ILINDEN - “VATËR E ATDHEUT”...
Më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË SHËNIMIN E 60 VJET...

26.07.2023
...
Më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Seancën komemorati...

11.07.2023
Organizuar nga Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive...
Më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën ndërko...

30.06.2023
“Mbrojtja e vlerave evropiane dhe institucioneve demokratike të ballafaquara me sfidat e reja dhe k...
Më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË KONFERENCËN RAJONA...

23.06.2023
...
Më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË KONFERENCËN PËR DE...

19.06.2023
Tema: “Si mund të ndihmojnë Parlamentet në ruajtjen dhe përforcimin e demokracisë dhe sundimit të d...
Më shumë

FJALA PËRSHËNDETËSE E KRYETARIT XHAFERI NË PREZAN...

13.06.2023
...
Më shumë

FJALA HYRËSE E KRYETARIT XHAFERI NË EVENIMENTIN E...

12.06.2023
Tema: “Kontributi i Parlamentit në punën e Këshillit për të drejtat e Njeriut i KB-së dhe Pasqyra p...
Më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË SEANCËN SOLEMNE TË...

07.06.2023
I nderuar President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Pendarovski,...
Më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e nivelit ...

02.06.2023
E nderuar Kryetare Çmilite Nilsen,...
Më shumë
 

Fjalimet dhe fjalimet e vjetra

E martë, 27 maj 2014  

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E HAPJES SOLEMNE TË INSTITUTIT PARLAMENTAR 

Sot me kënaqësi të veçantë e shënoj fillimin e punës së Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, projekt i cili u realizua bashkë me partnerin tonë- Agjencia zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe i cili nënkupton shërbim profesional, i pavarur për hulumtim dhe analiza. 

E mërkurë, 21 maj 2014 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE PËR SIGURI NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR 

Kam nderin dhe kënaqësinë që ky eveniment i rëndësishëm zhvillohet nën patronazhin tim, Konferenca ndërkombëtare për siguri në komunikacionin rrugor, nikoqir dhe organizator i të cilës, me vendim të Bordit Ekzekutiv të Organizatës Ndërkombëtare për Siguri në Komunikacionin Rrugor është Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor. 

E shtunë, 10 maj 2014 

FJALIMI I Z. TRAJKO VELJANOSKI ME RASTIN E RIZGJEDHJES SË DYTË SI KRYETAR I KUVENDIT

Me shumë sinqeritet e shpreh falënderimin tim për obligimin e besuar që për së treti herë të jem Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 
Për mua ky është vërtetim i punës së deritanishme, por edhe obligim se besimi i nënshtrohet kontrollit të përditshëm. 
Jam i vetëdijshëm për atë dhe premtoj se do ta udhëheq Kuvendin më së miri që mundem dhe që di në funksionin e zhvillimit dhe progresit të Maqedonisë.  

E enjte, 6 mars 2014

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PËR DEPUTETË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të cilat do të mbahen më 27 prill 2014, përkatësisht ditën e njëjtë me rrethin e dytë të zgjedhjes për president të Republikës së Maqedonisë, nëse presidenti nuk zgjidhet në rrethin e parë, më 13 prill. 

E hënë, 25 shkurt 2014

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHËNIMIT TË 10 VJETORIT TË VDEKJES SË KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. BORIS TRAJKOVSKI

Kanë kaluar plotë 10 vite që nga dita (26 shkurt 2004) kur Kryetari Boris Trajkovski e humbi tragjikisht jetën e tij. Në këtë fatkeqësi jetën e humbën edhe bashkëpunëtorë të tij të afërt: Dimka Illkovska-Boshkoviq, Risto Bllazhevski, Anita Llozanovska, Mile Krstevski, Boris Velinov, Ace Bozhinovski, dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

E shtunë, 1 shkurt 2014

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Dispozita kushtetuese parasheh se zgjedhja e kryetarit të Republikës së Maqedonisë bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të kryetarit paraprak.  Duke e pasur parasysh se më 20 prill është festa e madhe krishtere - Ringjallja e Krishtit, duke i respektuar ndjenjat e të gjithë besimtarëve të fesë krishtere dhe duke mbajtur konsideratë që atëherë të mos jetë as rrethi i parë e as i dyti, vendosa që zgjedhja e kryetarit të Republikës së Maqedonisë të jetë më 13 prill 2014.



E premte, 24 janar 2014, Zagreb, Kroacia

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KUVENDIN E KROACISË

Fillimisht më lejoni ta ndaj kënaqësinë time të sinqertë për mundësinë që e kam, që në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, t'i drejtohem këtij kuvendi të çmuar. 
Me devocion dhe respekt të madh qëndroj para Jush, përfaqësues të popullit kroat. 
Ndjenja e kënaqësisë është ende më e madhe, meqë i kam sjellë me vete shprehjet e sinqerta të miqësisë dhe respektit të qytetarëve nga Maqedonia, për t'i ndarë me ju. 
Maqedonasit dhe Kroatët kanë arsye të shumta për të qenë të kënaqur nga cilësia e marrëdhënieve të ndërsjella.



E enjte, 12 dhjetor 2013, Tiranë, Shqipëri

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI PARA DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKË SË SHQIPËRISË

Më lejoni të ndaj kënaqësinë time personale për mundësinë që kam të drejtohem sot para këtij auditori të çmuar të përbërë prej përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të shtetit mik, Shqipërisë.
Për mua si Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, ky nder i ofruar nga mikpritësit e mi shqiptarë paraqet shprehje të respektit më të lartë ndaj Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Andaj, ju falënderoj shumë
Ju përcjell mirënjohjen e qytetarëve të Maqedonisë



E mërkurë, 23 tetor 2013

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 23 TETORIT - DITA E LUFTËS REVOLUCIONARE MAQEDONASE

Ideali më i fuqishëm i Maqedonisë është ideali i VMRO-së!
Ai motivon!
Inkurajon!
Paralajmëron!
Dëshmon!
Në këtë ideal është skalitur gjithë esenca e ekzistimit dhe veprimit tonë si personalitete, por edhe si popull me traditë biblike.
VMRO-ja është fillimi dhe mbarimi i gjithçkaje lidhur me Maqedoninë dhe me Maqedonasit. 



E martë, 8 tetor 2013, Budapest, Hungari

KRYETARI VELJANOSKI BASHKËKRYESUES NË SESIONIN E DYTË TË KONFERENCËS SË 6-TË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Republika e Maqedonisë, menjëherë pas pavarësisë së saj në vitin 1991, prioritetet e saj strategjike në pjesën e politikës së jashtme i përqendroi në integrimin e strukturave euroatlantike. U përcaktua për zhvillimin e forcave mbrojtëse, për reforma në sistemin ekonomik dhe politik që korrespondojnë me sistemet e vendeve perëndimore.



E martë, 8 tetor 2013, Budapest, Hungari

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E GJASHTË NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR ME TEMË "INTEGRIMI NË BE: REZULTATET DHE ASPIRIMET"

Duke iu referuar temës të cilën e kemi në sesionin e parë, nuk mund të mos e përmendim dhe ndajmë rezultatin e arritur, pritjet, por edhe vështirësitë, bile edhe dëshpërimet të cilat i hasëm në insistimin për t'u bërë pjesë e familjes evropiane. Përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues është në pozicion të lartë në agjendën që nga çasti i pavarësisë së saj në vitin 1991. Përcaktimi strategjik si bazë e ka përkatësinë gjeografike, historike, por edhe civilizuese të shtetit tonë në Evropë, si dhe përpjekjen e fuqishme për t'i ndarë vlerat e Bashkimit Evropian për respektimin e të drejtave të njeriut, lirinë dhe dinjitetin, për barazinë, demokracinë, sundimin e së drejtës. 



Arkivi

Click