IPEX

IPEX Këmbimi ndërparlamentar i informacioneve të UE-së (Interparliamentary EU Information Exchange) është rezultat i rekomandimit nga Konferenca e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare në UE-së në Romë (2000). Qëllimi i IPEX është, ta përkrahë bashkëpunimin ndërparlamentar në Unionin Evropian me mundësimin e platformës për këmbim elektronik të informacioneve lidhur me UE ndërmjet parlamenteve. Më saktësisht, qëllimet e IPEX janë:

  •  lehtësimi i këmbimit të informacioneve lidhur me UE ndërmjet parlamenteve;
  • mundësimi i forumeve për këmbim të qasjeve në lidhje me  kontrollin, duke përfshirë aspektet e subsidiaritetit;
  •  mbajtja e Kalendarit të takimeve ndërparlamentare.

IPEX  është e hapur për të gjitha parlamentet nacionale të vendeve anëtare, vendeve kandidate dhe vendeve në procesin e afrimit në UE.

IPEX udhëhiqet nga tre parime:

  • Thjeshtësia: ripërtëritja e faqes së internetit nuk do të kërkojë aftësi të veçanta ITK nga ana e korrespondentëve të IPEX;
  •  Kualiteti: Informacionet në faqen e internetit saktësisht do t’i pasqyrojë  pikëpamjet e pjesëmarrësve të parlamenteve;
  • Integriteti: Informacionet për parlamentet do të përtërihen vetëm nga ana e korrespondentëve përkatës.

Struktura organizative

Kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të UE-së i definojnë qëllimet e IPEX,  ndërsa sekretarët gjeneralë e mbikëqyrin projektin dhe emërojnë anëtarë në këshillin e IPEX për mandat prej një viti. Këshilli është përgjegjës për funksionimin dhe e mbikëqyr punën e përkrahjes Qendrore.

Përkrahja qendrore është e obliguar për mbajtjen ditore të faqes së internetit dhe mund t'u ndihmojë korrespondentëve nacionalë. Përkrahja qendrore ka katër anëtarë nga parlamentet evropiane të përfaqësuar në Këshill dhe një anëtar nga Parlamenti Evropian.

 

 


 

Click