Aktivitetet



E hënë, 27 janar 2014, Strasburg

DELEGACIONI I KUVENDIT NË SESIONIN E JANARIT TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Në ditën e parë të sesionit të janarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që filloi sot, ndërsa do të zgjasë deri më 31 janar 2014 në Strasburg, u zgjodh kryetari Asamblesë, si dhe anëtarët e trupave punues të Asamblesë, përkatësisht anëtarët e komisioneve.  

Kryetar në rrethin e parë të votimit u zgjodh znj. An Braser nga Luksemburgu si kandidate e Aleancës së liberalëve dhe demokratëve me 165 vota kundruall kundërkandidatit z.  Robert Vallter nga Grupi i partive demokratike evropiane, i cili fitoi 125 vota. 

Në mbledhjen e njëjtë u rikonstruktuan komisionet, me ç'rast u zgjidhën edhe kryetarë, nënkryetarë dhe anëtarë. 

Shefi i Delegacionit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z.  Aleksandar Nikolloski u zgjodh si nënkryetar i Komisionit Monitorues, ndërsa anëtar i Delegacionit, z.  Igor ivanovski si anëtar i Komisionit të njëjtë. 

Anëtarët e Komisionit Monitorues, për dallim nga trupat tjerë ku Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë propozon anëtarë të tij, i propozon Byroja e AP e KE në bazë të kandidaturave të propozuara nga grupet politike përmes zbatimit të principeve të Dontit. 

Ky Komision, i cili konsiderohet si një nga komisionet më të rëndësishëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është e ngarkuar për verifikimin e përmbushjes së detyrimeve të cilat vendet-anëtare i ndërmarrin gjatë pranimit në organizatën lidhur me Statutin e organizatës, Konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe Këshillin e Evropës. 

Komisioni Monitorues ka për obligim ta njoftojë Asamblenë Parlamentar të Këshillit të Evropës njëherë në vit për gjendjen me procedurën monitoruese.  Komisioni Monitorues zakonisht punon në mbledhje të mbyllura ndërsa materialet e punës trajtohen si konfidenciale deri në miratimin e tyre kur edhe publikohen. 

Emërimi si nënkryetar në këtë Komision të rëndësishëm konsiderohet si sukses i veçantë i shtetit. 

Click