Aktivitetet



E premte, 24 janar 2014, Zagreb, Kroacia

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KROACISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, me ftesë të kolegut të tij, kryetari i Kuvendit të Kroacisë, z. Josip Leko, qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Në përbërje të delegacionit të Kuvendit janë edhe deputetët: z. Fijat Canoski, kryetar i Grupit për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Kuvendin e Kroacisë, si dhe z. Alekdandar Nikolloski dhe z. Nedim Ramizi, anëtarë të Grupit.

Në kuadër të vizitës, kryetari Veljanoski u takua me nikoqirin, gjegjësisht kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, z. Josip Leko dhe me nënkryetaren e parë të Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, znj. Vesna Pusiq. Gjatë ditës kryetari Veljanoski do të takohet edhe me kryetarin e Republikës së Kroacisë, z. Ivo Josipoviq.

Në takimet bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e mira miqësore ndërmjet të dyja shteteve, pa çështje të hapura, si dhe për gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, z. Josip Leko, shprehu falënderim për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të cilat janë të rëndësishme për bashkëpunimin bilateral dhe multilateral dhe për përkrahjen e ndërsjellë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. 

Ai theksoi se janë krijuar disa rrethana të reja me anëtarësimin e Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian, por ajo nuk shkon askund, përkatësisht mbetet me miqtë edhe në hapësirën që e cakton, dhe është në interes të Kroacisë që të mbetet e afërt me rrethinën e saj në realizimin e qëllimeve, e ato janë anëtarësim në BE dhe anëtarësim në NATO. 

Z. Leko, njëkohësisht, theksoi se Republika e Kroacisë është e gati t'iu ndihmojë miqve dhe fqinjëve në masën e duhur që kërkohet prej saj dhe se përmbushja e standardeve të larta të NATO-s dhe BE-së është e njohur nga ana e Republikës së Maqedonisë. Ai e përshëndeti rritjen e mirë ekonomike të Republikës së Maqedonisë si dhe borxhin e ulët duke pasur parasysh rrethanat ekonomike në Evropë dhe në botë.

Nënkryetarja e parë i Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministre e Punëve të Jashtme, znj. Vesna Pusiq, potencoi se Republika e Kroacisë ka politikë konzistente me vendet e rajonit, veçanërisht kur është në pyetje Republika e Maqedonisë. 

Nënkryetarja e Qeverisë së Kroacisë theksoi se Republika e Maqedonisë ishte plotësisht e përgatitur për aderim në NATO dhe se mosmarrja e ftesës për anëtarësim në Aleancën është dëm jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për stabilitetin e gjithë rajonit. Zonja Pusiq potencoi se Republika e Maqedonisë është e përgatitur për të dyja projektet dhe se Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë në atë drejtim.

Gjatë takimeve, bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për ngjarjet aktuale politike në të dyja shtetet, për rrethanat ekonomike dhe nevojën për t'u përforcuar bashkëpunimi në planin ekonomik, për rëndësinë dhe dobinë nga bashkëpunimi rajonal. 

Në takimet theks i veçantë u vu në qëndrimin e të dyja shteteve ndaj minoriteteve maqedonase dhe kroate, gjithashtu u potencua edhe kënaqësia nga angazhimi dhe vëmendje Maqedonisë dhe Kroacisë që ia kushtojnë pikërisht kësaj çështjeje.

Kryetari Veljanoski sot mbajti fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kroacisë në seancë solemne, ndërsa sonte dhe të nesërmen do të takohet me komunitetin maqedonas që jeton në Republikën e Kroacisë.

Click